Parada e Krenarisë e planifikuar të mbahet në shtator në Serbi, është anuluar.
Këtë e bëri të ditur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në një adresim për media.
Vuçiq gjithashtu se Parada e Krenarisë nuk mund të mbahet me situatën aktuale politike në Serbi, duke përmendur po ashtu edhe çështjen e Kosovës.
“Nuk e them se jam shumë i lumtur, por nuk mundemi ta mbajmë në këtë moment, kur kemi Ballkanin e Hapur dhe krizën në Kosovë, nuk kemi asnjë progres, kam të drejtë t’ju them. Nuk kemi ku të lëvizim, nuk do të heqim dorë nga targat neutrale”, tha Vuçiq.