Vizita e planifikuar e ministrit të jashtëm rus Sergey Lavrov në Beograd, e paralajmëruar për 7 qershor nga mediat është duke u bërë e komplikuar, veçanërisht sesi do të arrijë ai, ka thënë presidenti serb Aleksander Vuçiq të enjten.
I pyetur nga Pink TV në Bratislavë për vizitën e ardhshme të Lavrovit, Vuçiq tha se është duke u bërë e komplikuar.
“Është, padyshim, është duke u bërë e komplikuar. Nuk jam ende i përgatitur të flas për të, por, po, është duke u bërë e komplikuar… pyetja është sesi do të arrijë ai… do të shohim”, ka thënë Vuçiq, përcjell Demokracia.com.
I pyetur për vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Beograd e planifikuar për të 10-in, Vuçiq tha se “do të ishte tragjedi” nëse ai nuk do të vijë.
“Imagjino se kancelari gjerman ka planifikuar të vizitojë një shtet dhe më pas të thotë se nuk dëshiron ose nuk mundet ta vizitojë”, tha ai. Vuçiq, po ashtu, tha se mund të ndodhë që ai mos të vizitojë Beogradin, por shpreson që mos të ndodhë.
Ai thotë se po punojnë me BE-në për zgjerimin e furnizimit me energji, edhe pse Serbia gjithmonë ka qenë plotësisht e varur nga gazi rus. Euractiv shkruan se qëllimi kryesor strategjik për Serbinë mbetet hyrja në BE. “Ne kemi disa çështje specifike që duhet zgjidhur, duke përfshirë edhe çështjen e Kosovës, të cilën ne e shohim më ndryshe se disa shtete të BE-së”, ka shtuar Vuçiq./Demokracia.com/