Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur rreth dialogut me Kosovën.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur të pashpresë gjendjen e dialogut.
“Serbia e di se cilët janë interesat e saj shtetërorë dhe do të vazhdojë të luftojë për popullin e vet dhe të drejtat e veta, pa marrë parasysh nëse gjendja duket gati e pashpresë”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i pyetur të komentojë nëse Serbia ka përgjigje për presionin nga Prishtina e Washingtoni dhe paralajmërimeve për platformë të re për vazhdimin e dialogut, transmeton Demokracia.com.
Duke folur para gazetarëve pasi ka pranuar dërgesa të vaksinës anti-Covid-19 nga India, Vuçiq, është pyetur edhe për dialogun e Serbisë me Kosovën.
“Nuk ka përgjigje adekuate. Po shoh që edhe rrethanat e brendshme po na i zgjidh Albin Kurti, i cili ka folur edhe për atë se si duhet të dukej Serbia dhe kush do të duhej të ishte në pushtet. Ndaluni, heshtni, lërini, janë të fuqishëm e të mençur”, ka ironizuar Vuçiq.
“Ne do t’i lëmë, ata le të bëjnë punën e tyre, ne do ta bëjmë punën tonë”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve në aeroport. /Demokracia.com/