Lajme
Vuçiq thërret takim urgjent të Këshillit të Sigurisë
Demokracia
10:17 | 20 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka caktuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nesër në orën 10 të mëngjesit, në të cilën tema kryesore do të jenë ngjarjet në Kosovë.

Kështu raporton gazeta “Novosti” duke iu referuar burimeve, transmeton klankosova.tv.

Raportohet se temë qendrore e takimit do të jetë vendimi i Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me targa ndaj Serbisë.

Të ngjashme