Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Kjo mbledhje pritet të mbahet me fillim nga ora 19:00, raporton RTS, transmeton Klankosova.tv.
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është thirrur pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.
“Sipas informatave që kemi, Albin Kurti në mbledhje të Këshillit të tyre të sigurisë, ka njoftuar se sonte do ta dërgojë ROSU-n e armatosur dhe njësitetet tjera policore në veri të Kosovë e M. për të bërë ‘Olujën’. Ky është momenti ku përgjegjësia është e KFOR-it dhe EULEX-it, që të ndalojë kaosin që po përgatitë KFOR-i”, tha Rakiq.