Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet të dielën, më 21 gusht, me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, duke përfshirë kryetarët e komunave veriore, përfaqësuesit e Listës Serbe dhe drejtorët e spitaleve në veri, transmeton Demokracia.com.
Pas këtij takimi, diku rreth orës 13 e 30, Vuçiq do t’i drejtohet serbëve përmes një fjalimi televiziv.
Takimi me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do të mbahet në orën 11 në Pallatin “Serbia”.
Ky takim pason bisedimet që dje u zhvilluan në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Vuçiqit.
Këto bisedime rezultuan pa asnjë marrëveshje lidhur me targat dhe dokumentet e identifikimit. Kosova planifikon që më 1 shtator të fillojë implementimin e vendimit për targa dhe ID-të, mirëpo Vuçiq ka thënë se kjo nuk do të lejohet.
Po ashtu Vuçiq ka thënë se ditë të vështira e presin Serbinë dhe serbët në përgjithësi, por pa sqaruar se çfarë nënkupton kjo. /Demokracia.com/