Lajme
Vuçiq: Takim i vështirë, e pritshme, nuk ka dorëzim
Demokracia
19:38 | 27 Shkurt 2023

Share:

Presidenti  i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për takimin në Bruksel të cilin e quajti “të vështirë”.

Kështu ka thënë ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“E pritshme, nuk ka dorëzim”, ka shkruar ai, pa dhënë detaje të tjera.

Kryeministri Kurti, dhe presidenti Vuçiq kanë filluar takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë.

Ata, po ashtu, takuan të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Të ngjashme