Lajme
Vuçiq-Tajanit: Prishtina po e kërcënon paqen e stabilitetin me veprimet e njëanshme
Demokracia
12:44 | 06 Nëntor 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka treguar se çfarë kanë folur me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.

Ai në Facebook ka shkruar se “Prishtina po e kërcënon me aktet dhe veprimet e saj të njëanshme paqen dhe stabilitetin”.

“I shpjegova z. Antonio Tajani qëndrimet e Serbisë lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë e M. Serbia, si edhe deri më tash, do të sillet me seriozitet dhe përgjegjësi, duke respektuar obligimet dhe vendosmërinë e saj për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilën Prishtina e kërcënon me aktet e veprimet e njënashme”, ka shkruar ai.

Ministri italian pak më parë njoftoi se për zhvillimet e fundit ka folur edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

 

Të ngjashme