Lajme
Vuçiq: S’ka marrëveshje për dinarin
Demokracia
23:10 | 18 Mars 2024

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje sa i përket çështjes së përdorimit të dinarit në Kosovë.

“Nuk ka marrëveshje për çështjen e dinarit, ju po kërkoni që të pajtohemi që të heqim monedhën tonë nga territori ynë. Nuk do ta bëjmë dhe nuk mundemi”, tha Vuçiqi, transmeton “RTS”.

Ai tha se “evropianët mund ta bëjnë këtë me dhunë, së bashku me Prishtinën, porse Serbia do të gjejmë mënyrën për t’i dhënë para popullit të saj”.

Ai ka thënë se “Serbia ishte gënjyer dhe manipuluar nga Perëndimi”, duke aloduar për çështjen e kandidaturës së Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Thjesht po pres që të shohim këtë rreth Këshillit të Evropës dhe më pas do të duhet të përballen me faktin se do t’i zbuloj gjithë botës se si dhe në çfarë mënyrash gënjyen e mashtruan Serbinë dhe çfarë bën kundër Serbisë, jo këta nga Prishtina, por këta perëndimorë, që u paraqitën si ndërmjetës të ndershëm”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se më tepër do të flasë të premten pasi të kthehet nga Brukseli.

“Do të flas për shumë gjëra, do të prezantoj informacione për gjëra të ndryshme, shumë do të habiten, si nga fusha e krimit e korrupsionit po ashtu edhe nga integrimi evropian, situata në marrëdhëniet me Prishtinën, për gjithçka që po ndodh në Republika Sërpska, Bosnjë-Hercegovinë dhe për shqetësimet e popullit serb”, ka thënë Vuçiq.

Të ngjashme