Lajme
Vuçiq rrit pagat e pensionet në Serbi, ushtrisë i garanton rritjen më të lartë
Demokracia
18:45 | 16 Shtator 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar rritje pagash e pensionesh.

Kjo rritje sipas Vuçiqit do të zbatohet nga janari i vitit të ardhshëm dhe do të jetë 20%, ndërsa për Ushtrinë 25%, transmeton Gazeta Express.

“Po sigurohemi që njerëzit të mos vuajnë. Madje edhe ata që s’na duan, thonë lërjani këtë punë Vuçiqit dhe Bërnabiqit që ta zgjidhin sepse e bëjnë më mirë se kushdo tjetër në botë”, ka thënë Vuçiq.

“Së bashku, nga janari do të kemi 20% rritje. Për ushtrinë rritja do të jetë 25%”, ka thënë Vuçiq për TV Pink.

Të ngjashme