Lajme
Vuçiq: QUINT-i më ftoi për takim urgjent, temë propozimet e Kosovës
Demokracia
23:06 | 20 Tetor 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se sonte është ftuar për një takim urgjent nga ambasadorët e shteteve të Quint-it.

Ai ka deklaruar që beson se do të flasin për propozimet e Kosovës që janë bërë deri tash, dhe se sipas tij do të flasin për atë çfarë ka kërkuar deri tani politika kosovare.

“Unë supozoj se do të na sjellin atë që shqiptarët e kanë paralajmëruar tashmë. Se duhet të biem dakord për gjithçka deri më 24 shkurt. E njoha edhe simbolikën e datës kur filloi lufta në Ukrainë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq e ka tha këtë derisa ishte duke folur për draf-dokumentin gjerman për Asociacionin e Komunave Serbe.

“Dhe e shihni se teksti, me kompetencat e ZSO-së, është propozuar nga organizata gjermane që kanë pasur një takim në Beograd me përfaqësues të disa organizatave vendase. Është e qartë se ata do të kërkojnë një lloj zgjidhjeje dhe asgjë nuk duhet refuzuar paraprakisht, por ajo që kam parë deri tani është shumë e vështirë për Serbinë. Nëse do të duhej të vendosja në këtë moment, nuk na dhanë mundësi”, ka thënë Vuçiq në TVPrva.

 

Të ngjashme