Lajme
Vuçiq pret senatorët amerikanë, nuk dihet nëse ata do ta vizitojnë edhe Kosovën
Demokracia
16:37 | 19 Prill 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar sot senatorët amerikanë të Komisionit për Punë të Jashtme.

Ai është duke u takuar me senatorët Chris Murphy dhe Gene Sheikhin, si dhe me senatorin e Komitetit të Forcave të Armatosura Tom Tillis, përcjellë Demokracia.com.

Vuçiq priti senatorët amerikanë në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë  në orën 14:00.

Nuk dihet nëse këta senatorë do ta vizitojnë edhe Kosovën. /Demokracia.com/

Të ngjashme