Lajme
Vuçiq: Po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë
Demokracia
15:18 | 27 Maj 2022

Share:

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se “Ballkani i Hapur” është nisma më e mirë për popujt e Ballkanit, transmeton Demokracia.com.

“Ballkani i Hapur është nisma më e mirë për popujt e Ballkanit. Ne po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

Kjo nismë deri më tash nuk është përkrahur nga Kosova dhe Mali i Zi, edhe pse kohëve të fundit kryeministri i ri malazez, Dritan Abazoviq ka dhënë sinjale se mund t’i bashkohet kësaj iniciative. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme