Lajme
Vuçiq përplaset me gjermanët për Asociacionin – “Ata kanë marrë vendime për disa plane”
Demokracia
16:15 | 01 Tetor 2022

Share:

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin, ka deklaruar se nuk do të pranojnë “Republika Srpska” në Kosovë.

Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk i ka pëlqyer deklarata e të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin, i cili ka thënë se nuk do të pranojnë Republika Srpska në Kosovë, shkruan Tanjug.

Kur është pyetur për këtë qëndrim të diplomatit gjerman, presidenti serb ka thënë se as pavarësia e Kosovës nuk do të jetë ashtu siç kanë planifikuar perëndimoret.

“Nuk e kam ditur që ai ka thënë këtë – se nuk do ta lejojë, kam menduar se për këtë vendosin serbët dhe shqiptarët. Nuk e kam ditur që rreth kësaj vendosin gjermanët, por është mirë që Sarrazin atë e tha publikisht, pasi gjermanët veçse kishin vendosur tashmë për disa plane, mirë është që ai na e tha këtë publikisht”, ka deklaruar Vuçiq.

Të ngjashme