Lajme
Vuçiq: Perëndimi nxiton me Kosovën për t’ia marrë Putinit argumentin nga duart
Demokracia
15:24 | 12 Shtator 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se janë dy gjëra që Perëndimi i do në Ballkanin Perëndimor: të mos ketë trazira të reja dhe që presidentit rus, Vladimir Putin t’i merret nga duart një argument, sipas tij i fuqishëm.

Në një prononcim për mediat pas samitit të Procesit të Brdo-Brionit, në Slloveni, Vuçiqi tha të hënën se nxitimi i Perëndimit për Kosovën bëhet për t’ia marrë Putinit argumentin kryesor “nëse keni mundur ju, mundem edhe unë”.

Vuçiq u është referuar angazhimeve të reja nga Franca e Gjermania që kanë caktuar këshilltarët për siguri të ministrive të punëve të jashtme për të ndihmuar emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Do të ketë shumë ardhje e largime të ekspertëve të ndryshëm për dy gjëra: askush nuk dëshiron një konflikt të ri në Ballkan, kjo është një gjë, dhe tjetra, që njerëzit e nënvlerësojnë, por është e vërtetë, ata duan të heqin argumentin e Kosovës prej duarve të Putinit, i cili në bisedimet me fuqitë perëndimore, thoshte: ‘Nëse ju mund të bëni një precedent me Kosovën, mund ta bëj edhe unë. Ata duan t’i marrin këtë. Ky është thelbi i pse nxitojnë”, tha Vuçiq, përcjell “B92”.

Vuçiq në Slloveni: Të gjithë këtu e njohin pavarësinë e Kosovës, përveç Bosnjës

 

Të ngjashme