Lajme
Vuçiq për situatën në veri: E organizuar nga Kurti, dëshiron konflikt mes serbëve e NATO-s
Demokracia
20:26 | 29 Maj 2023

Share:

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po e fajëson qeverinë kosovare, për sulmet dhe dhunën e grupeve kriminale serbe ndaj KFOR-it në veri.

Ai ka thënë se konfliktin mes serbëve dhe NATO-s, e do kryeministri Albin Kurti.

”Edhe pse kemi muaj që kemi thënë se Kurti ka vetëm një dëshirë për të shkaktuar konflikte në Kosovë, pakkush ka dashur të dëgjojë të vërtetën. Ai dëshiron vetëm një konflikt mes NATO-s dhe serbëve”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se 52 serbë janë lënduar dhe tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Të ngjashme