Lajme
Vuçiq për deklaratën e Bislimit për planin franko-gjerman: Ai ose s’e ka lexuar ose s’e ka kuptuar
Demokracia
14:36 | 11 Janar 2023

Share:

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka komentuar disa deklarime të Zv. Kryeministrit se plani franko-gjerman ishte i favorshëm për Serbinë pasi nuk parashikonte njohje reciproke.

Vuçiq tha se kjo tregon që Bislimi ose nuk e ka lexuar ose nuk e ka kuptuar atë dokument.

Gjatë një vizite në një autostradë, Vuçiq u pyet edhe për deklarimet e Kurtit se fundi i marsit duhej të ishte afati i fundit për arritjen e marrëveshjes.

“Unë s’e besoj që ata kanë mjete për të bërë gjëra të tilla, nëse do të kishin mjete do të hiqnin barrikadat. Është një taktikë që të na bëjnë të lumtur e të heshtur kur dikush (Kosova) të bëhet anëtare e OKB-së,” – tha presidenti serb.

Vuçiq tha se do të takohet me katërshen e diplomatëve perëndimorë dhe se pastaj do të jetë më i gatshëm që të flas për draftin.

“Bislimi nuk është njeri fjalës së të cilit mund t’i besojmë, unë jam bindur shumë herë për këtë gjë,” – u shpreh  Vuçiq.

Duhet të kujtojmë se deklarimeve të Bislimit në mënyrë të nënkuptueshme i kishte dalë kundër kryeministri Albin Kurti i cili kishte thënë se plani franko-gjerman kishte bazë të shëndoshë.

Të ngjashme