Lajme
Vuçiq pas mbledhjes së Qeverisë së Serbisë: Nuk heqim dorë nga politika e përgjegjshme
Demokracia
12:31 | 05 Nëntor 2022

Share:

Mbledhja e jashtëzakonshme e Qeverisë së Serbisë, ku i ftuar ishte dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, për të diskutuar rreth situatës në Kosovë, ka përfunduar. Mbledhja ka qenë e mbyllur ndërsa mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Pas përfundimit të mbledhjes, presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram për të thënë se nuk heq dorë nga politika e përgjegjshme e paqes dhe stabilitetit.

“Faleminderit për ftesën dhe që më dhatë mundësinë t’ju informoj për situatën në të cilën gjendet Serbia. Ne nuk heqim dorë nga politika e përgjegjshme e paqes dhe stabilitetit”, shkroi Vuçiq.

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mori pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Serbisë me ftesë të kryeministres, Ana Brnabiq.

Ky takim erdhi pas fillimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat. Në të njëjtën kohë, në Zveçan është duke u mbajtur takim i përfaqësuesve serbë që janë pjesë e institucioneve të Kosovës.

Të ngjashme