Lajme
Vuçiq pas darkës me Kurtin dhe Lajçak: Ishte mbrëmje e vështirë
Demokracia
10:22 | 05 Maj 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se darka joformale e të mërkurës mbrëma në Berlin me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ishte mjaft e vështirë.

Ai ka thënë se përfaqësuesit gjermanë kanë këmbëngulur që çdo gjë që është nënshkruar në Marrëveshjen e Brukselit duhet zbatuar, raporton “TV Pink”.

Vuçiq është prononcuar pas takimit që pati me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Vuçiq i pyetur për të zbuluar më tepër detaje për takimin e të mërkurës, ka thënë se nuk do të flasë për detaje, por se biseda ishte “shumë e vështirë”.

Ai ka paralajmëruar takim në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme