Lajme
Vuçiq paralajmëron takim me Lajçakun: Votimi për kryetarët në veri, mashtrim i Kurtit
Demokracia
13:08 | 09 Mars 2024

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka pretenduar se votimi për largimin e kryetarëve në katër komunat veriore, është një “mashtrim” i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiq ka “paralajmëruar” që do të flasë më shumë rreth kësaj në ditët në vijim. Ai po ashtu, ka përmendur edhe një vizitë të emisarit Miroslav Lajçak në Beograd.

“Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vijë në Beograd më 15 mars, dhe pas kësaj, do të shpjegoj se çka po planifikon Kurti.” – citohet të ketë thënë ai.

Ndryshe, në një mbledhje të mbajtur të premten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka miratuar rekomandimin e sekretariatit që votimi për shkarkimin e katër kryetarëve në veri të mbahet më 21 prill të këtij viti.

Rekomandimi është miratuar më 8 vota pro dhe dy abstenime. Në këtë mbledhje kanë abstenuar dy përfaqësuesit e PDK-së.

Më 8 vota për, dy abstenime, miratohet data për mbajtjen e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve më datë 21 prill 2024.” – ka thënë kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Të ngjashme
Lajme • 06 Dhjetor 2024