Gjatë një adresimi në Beograd, Vuçiq falënderoi serbët në Kosovë që, sipas tij, në mënyrë paqësore, po luftojnë për të drejtat e tyre.
Në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – situata e sigurisë është përkeqësuar qysh më 26 maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave kanë marrë zyrtarisht detyrën, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.
Zgjedhjet e 23 prillit, prej të cilave kanë dalë këta kryetarë shqiptarë, janë bojkotuar nga komuniteti serb.
Emisari amerikan, Gabriel Escobar, dhe ai evropian, Mirosllav Lajçak, nga e hëna kanë zhvilluarvizitat në Kosovë dhe Serbi, në tentim për të gjetur një zgjidhje për shtensionimin e situatës në veri.
I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më herët gjatë 7 qershorit, tha se në takimin me presidentin serb, ky i fundit e ka siguruar atë se do ta shfrytëzonte ndikimin e tij për ta bindur komunitetin serb në veri të Kosovës që të merrte pjesë në zgjedhjet eventuale.