Lajme
Vuçiq para takimit me Kurtin: Interesat e Serbisë dhe popullit serb në Kosovë janë mbi të gjitha
Demokracia
18:42 | 02 Maj 2023

Share:

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar sonte, në prag të raundit të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell.

“Në prag të fillimit të një takimi tjetër të vështirë në Bruksel. Interesat e Serbisë dhe të popullit serb në Kosovë janë gjithmonë dhe përgjithmonë mbi gjithçka”, ka thënë Vuçiq në llogarinë në Instagram, transmeton Demokracia.com.

Ndërkohë nga Brukseli është raportuar për nisjen e takimit ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit, ku pritet të diskutohet për statutin e Asociacionit dhe personat e zhdukur gjatë luftës. /Demokracia.com/

Të ngjashme