Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë përpjekjet më kolosale ndonjëherë për ta shkëputur Serbinë nga Federata Ruse e drejt krahëve të Perëndimit, mirëpo Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka ndërmjet të heq dorë nga konsultimet konstante me ambasadorin rus, Aleksandar Botsan Harçenko.
Në një postim në rrjetin e tij në Instagram, Vuçiq njoftoi se me ambasadorin rus Harçenko, patën bisedime rreth “situatës në Kosovë” dhe se Serbia do të vazhdojë në marrëdhëniet e saj me Rusinë.
“Veçanërisht e informova Shkëlqesinë e Tij rreth situatës në Kosovë dhe qëndrimet e Serbisë. Serbia do të vazhdojë të mirëmbajë marrëdhënie korrektë me Federatën Ruse”, shkroi Aleksandar Vuçiq.
Kujtojmë se kohëve të fundit, ambasadori rus ka rritur paraqitjet e tij nëpër media serbe ku vazhdimisht ka inkurajuar Serbinë të mos e pranojë plan-propozimin e BE’së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Harçenko në një numër paraqitjesh këtë propozim të BE’së e ka quajtur “njohje të Kosovës” të cilin Serbia nuk duhet ta pranojë.
Një takim i tillë i Vuçiqi me njeriun e Putinit në Serbi, vije pas një kohë që presidenti serb foli hapur kundër formacionit terrorist rus Wagner që vepronte në Serbi.
Deklarata e Vuçiqit kundër Wagnerit ishte e para publike, duke i befasuar të gjithë. Kjo u pa edhe si një fillim i shkëputjes së Serbisë nga Rusia.
Po ashtu, Serbia një ditë pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, pranoi donacion mbi 600 milionë euro nga BE-ja për rehabilitimin e hekurudhave të Serbisë.