Lajme
Vuçiq: Nuk heqim dorë nga negociatat, por nuk i vendosim sanksione Rusisë
Demokracia
20:25 | 02 Shkurt 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në seancën e sotme parlamentare i është përgjigjur shefit të grupit parlamentar ‘NADA-Novi DS S-POKS’, Millosh Jovanoviq, dhe ka thënë se do të ketë situata të vështira me të cilat Serbia do të përballet, por ajo nuk do të heqë dorë nga negociatat, as nga prishja e marrëdhënieve me Perëndimin dhe nuk i vendos sanksione Rusisë, përcjellë Demokracia.com.

“Ne nuk do ta bëjmë ashtu siç bëtë ju, ashtu siç ju dërguat njerëz në Hagë dhe heshtet kur shqiptarët shpallën pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se tani situata nuk është e njëjtë para së gjithash për shkak të luftës në Ukrainë, prandaj, thotë ai, fuqitë perëndimore po përpiqen që sa më parë ta zgjidhin problemin në Kosovë.

Vuçiq tutje tha se Kosova nuk dëshiron të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, edhe pse kjo ishte paraparë me Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013, por vetëm për të provokuar një konflikt lufte dhe për ta shtyrë Serbinë në konflikte me NATO-n dhe gjithë botën. /Demokracia.com/

Të ngjashme