Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se vetëm ai e di se kush do të jetë mandatar për përbërjen e qeverisë së re serbe.
Sipas tij, vendimi se kush do të jetë nuk do të ndikohet nga asnjë ambasadë apo qendër e huaj e pushtetit.
“Serbia e ka vendin në BE. Të ruajmë tonën, pavarësinë në vendimmarrje, të paktën derisa të bëhemi anëtare të BE-së. Sepse, ku je anëtar i klubit, atëherë gjithçka është ndryshe, por edhe atëherë askush nuk të merr zërin, trurin apo gjuhën”, deklaroi Vuçiq.
Vuçiq theksoi se Serbia po paguan një çmim të lartë për politikën e saj në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe theksoi se Serbia do të vazhdojë t’u përmbahet parimeve që të tjerë nuk i përmbahen.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq foli poashtu edhe për vizitën e senatorëve serbë.
Ai tha se bisedimet me senatorët amerikanë ishin të vështira, por tha se edhe para tyre ka paraqitur qëndrimin e Serbisë në lidhje me Ukrainën.
“Përmes bisedimeve me senatorët kemi ngritur tema të rëndësishme nga marrëdhëniet dypalëshe. Patëm një bisedë të mirë që thellon bashkëpunimin tonë.”, shtoi ai.
Vuçiq padyshim se në deklarimin e tij të fundit nuk la pa folur edhe për takimin e fundit që pati me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.
Lajçak vizitoi dje Beogradit, ndërsa Vuçiq tha se i ka thënë Lajçakut se është “i shqetësuar për kërcënimet, mosrespektimin e marrëveshjes së Brukselit, gjegjësisht mungesën e dëshirës për të përmbushur atë për të cilën është rënë dakord, por edhe sjelljen e dhunshme nëpër tavolina”.
Ai tha se kërkesa e tij për Prishtinën është që të kujdesen për atë që flasin.
“E vetmja gjë që ata synojnë është sulmi ndaj serbëve, presioni shtesë ndaj serbëve dhe veprime të mëtejshme, veçanërisht në veri të Kosovës. Ne kërkojmë nga ata të mos e bëjnë këtë. Është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit, për të gjithë popullin tonë, serbë dhe shqiptarë, që të ruajnë paqen”, theksoi ai.
Ky reagim i presidentit serb erdhi disa ditë pasi në veri të Kosovës disa herë radhazi janë sulmuar zyrtarët policorë.
Ndryshe zyrtarët policorë të Kosovës u sulmuan me gurë, përmes vendosjes së iriqëve metalikë, me granata dore ushtarake si dhe drejtpërdrejtë përmes armës së zjarrit të llojit AK-47.