Pas takimit me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, presidenti serb iu drejtua publikut. Ai tha se qëndrimi i Spanjës për Kosovën mbetet i pandryshuar.
“Është e qartë se Spanja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ajo mbetet me qëndrimin e saj, respekton integritetin dhe sovranitetin e Serbisë”, tha Vuçiq, transmeton Demokracia.com.
“Falënderova për hapjen e kapitullit të katërt të BE-së. Ne do të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet tona. Besoj se këtë vit do të kemi mundësinë të presim mbretin spanjoll, gjë që nuk ka ndodhur kurrë”, tha Vuçiq.
Vuçiq ka treguar se ka biseduar me kryeministren e Serbisë natën më herët, duke shtuar se Serbia do të dalë me detaje për problemin e Kosovës në 48 orët e ardhshme.
“Serbia e mban mend mirë vitin 99, kur ata që sot kanë gojën plot respekt për të drejtat nuk e kanë menduar kështu në vitin 99, kur është fjala për vendin tonë”, tha Vuçiq.
“Unë marr goditje çdo ditë, nëse je në politikë, nëse dëshiron të përfaqësosh një vend sovran, i cili është i vogël por i fortë …. Duhet të vuash. Ata e mundën vendin tonë edhe në të parën dhe në Luftën e Dytë Botërore”, tha ai.
Vuçiq shtoi: “Ju keni hyrë në ring, për të ruajtur paqen e vendit tuaj, për të ruajtur interesat jetike”.
Ai shtoi se disa njerëz duan që Serbia të heqë dorë nga gjithçka që ka ndërtuar.
“Nuk jam i interesuar të flas për ata njerëz që po shkojnë kundër vendit të tyre”, tha Vuçiq.
“Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme ka njoftuar se do të vijë në Serbi. Gjermania është partneri ynë shumë i rëndësishëm dhe është gjithmonë i mirëpritur”, tha Vuçiq.
“A jam i kënaqur me deklaratat e Viola von Cramon, nuk jam … A jam i kënaqur me deklaratën se i kanë shpëtuar shqiptarët në Kosovë nga gjenocidi… nuk jam… nuk kam pritshmëri, nuk e kam takuar kurrë atë… Nuk do të më sulmojnë mua, por Serbinë. Nuk thonë se jam budalla, i shëmtuar, por flasin për politikën serbe nw pwrgjithwsi”, tha Vuçiq. /Demokracia.com/