Lajme
Vuçiq nesër takohet me Macronin, temë kryesore Kosova
Demokracia
13:13 | 31 Janar 2021

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nesër do të takohet me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se sapo është nisur për në Parsi, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Francë.

Siç shkruajnë mediat serbe, transmeton Demokracia.com, Vuçiq gjatë së hënës do të takohet me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Është vet Vuçiq i cili përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Instagram ka treguar se temë kryesore e takimit me Macronin do të jetë Kosova dhe anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian.

Rrugës për në Paris. Do të bisedojmë tema të rëndësishme për Serbinë dhe temë kryesore do të jetë Kosova dhe rruga evropiane e Serbisë”, ka shkruar Vuçiq, transmeton më tutje Dmeorkacia.com.

Vuçiq po ashtu ka bërë të ditur se do të bisedohet edhe për ndërtimin e metrosë në Beograd.

Siç shkruan mediumi publik serb, “RTS”, zyra për komunikim e Presidencës serbe, ka bërë të ditur se Vuçiq do të marrë pjesë edhe në drekën e organizuar nga Macron. /Demokracia.com/

Të ngjashme