Lajme
Vuçiq në Slloveni: Të gjithë këtu e njohin pavarësinë e Kosovës, përveç Bosnjës
Demokracia
15:20 | 12 Shtator 2022

Share:

Ka dështuar deklarata e përbashkët në Samitin Bërdo – Brione për shkak të një formulimi për “popujt konstituiv” në Bosnjë, por njëri nga pjesëmarrësit, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se biseda ndërmjet presidentëve ka shkuar në mënyrë të civilizuar dhe racionale.

“Ia dolëm që të aprovojmë konkluzione të përbashkëta në 6 pika që riafirmojnë mbështetjen për rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Pika baza është riafirmimi i rrugës së përshpejtuar evropiane për të gjithë rajonin. Liberalizimi i vizave për të gjithë në rajon, dhe status i kandidatit për Bosnjën. Për ne është me rëndësi që të kërkojmë mbështetjen e BE-së për gjendjen e vështirë me energji në të cilën është gjetur Ballkani Perëndimor, si e gjithë Evropa” ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se në takim janë vërejtur dallimet në qëndrime.

“Ne kemi qasje të ndryshme të ndryshme nga të tjerët në raportet me Prishtinën” ka thënë Vuçiq.

“Pothuajse të gjithë këtu e njohin pavarësinë e Kosovës përveç Bosnjës e Hercegovinës, kjo duke iu falënderuar  qëndrimit serb” ka thënë Vuçiq.

Të ngjashme