Lajme
Vuçiq: Në Evropë nuk do të ketë ushqim për të gjithë, shqiptarët na kërkuan grurë shtesë
Demokracia
20:41 | 17 Mars 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e presidentit francez, Emanuel Macron, për urinë që do të prekë pjesë të caktuara të botës, transmeton Demokracia.com.

“Është e qartë se sasia e ushqimit që kemi në Evropë nuk do të jetë e mjaftueshme për të gjithë. Është e qartë se sasia e drithërave është më e vogël se kërkesa”, tha Vuçiq, duke shtuar:

“Kemi llogaritur në këtë, duhet të keni parasysh që korrja e grurit është vetëm në gusht dhe se do të dimë vetëm sasitë përfundimtare. Në këtë moment kemi kërkesa të mëdha, më së shumti kemi nga Italia.

Vuçiq thotë se edhe shqiptarët kërkuan sasi shtesë të grurit dhe misrit dhe se i kërkoi edhe Mali i Zi. /Demokracia.com/

Të ngjashme