Lajme
Vuçiq në Berlin para takimit me Scholzin dhe Kurtin: Do të luftojë për interesat e Serbisë
Demokracia
15:47 | 04 Maj 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot pas mbërritjes në Berlin, ku do të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz, tha se do të luftojë për interesat e Serbisë dhe marrëdhëniet edhe më të ngushta me Berlinin, transmeton Demokracia.com.

“Mbërrita në Berlin për bisedime të rëndësishme për të ardhmen e Serbisë. Gjermania është partneri më i madh ekonomik, një nga partnerët kryesorë politikë. Unë do të luftoj për interesat e Serbisë sonë dhe marrëdhëniet edhe më të ngushta me Berlinin”, shkroi Vuçiq në Instagram.

Vuçiq pas takimit me kancelarin gjerman, në mbrëmje pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. /Demokracia.com/

Të ngjashme