Lajme
Vuçiq: Macron nuk na imponon qëndrimet e Francës për Kosovën
Demokracia
16:12 | 04 Shkurt 2021

Share:

Pavarësisht se Franca është në mesin e shteteve që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, thotë se nuk kanë ndonjë imponim nga francezët në lidhje me Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas kthimit të tij nga vizita zyrtare që kishte në Francë, ka folur rreth takimit me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, transmeton Demokracia.com.

Në këtë takim, Vuçiq ndër të tjerash me Macronin kishte diskutuar edhe në lidhje me çështjen e Kosovës, por që sipas tij, Macron nuk ia ka imponuar atij qëndrimin e Francës karshi Kosovës, pasi që Franca është në mesin e shteteve që tashmë e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Franca e ka pranuar pavarësinë e Kosovës por, ajo që është më e rëndësishme për Serbinë, është se presidenti i saj, Emmanuel Macron, jo vetëm që nuk ka dëshirë të na imponojë qëndrimet e tilla, por tregon dëshirë që të dëgjojë palën serbe, gjë që nuk ndodh me shumë vende tjera që e kanë njohur Kosovës”, ka theksuar Vuçiq.

Kështu Vuçiq është përgjigjur në komentet pas vizitës së tij të fundit në Paris se nuk duhet të shtojë pritjet e opinionit publik në Serbi në lidhje me rolin e Francës në arritjen e marrëveshjes për paqe me Kosovën. /Demorkacia.com/

Të ngjashme