Lajme
Vuçiq krenohet para serbëve për miqësinë me Putinin, tregon se kur do të flas me të
Demokracia
14:44 | 26 Maj 2022

Share:

“Ne kemi kaq shumë gjyshe Vanga, e dija që ishte një, ajo jetonte në Bullgari dhe sikur të ma kishte thënë dikush këtë, nuk do ta besoja”, thotë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke ironizuar me opozitën serbe.

Duke iu përgjigjur pyetjes për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiq thotë se në Serbi ka nga ata që “çdo ditë bëjnë biznes të pistë dhe marrëzira”.

“Fillimisht thoshin se ishin kundër sanksioneve, të tjerët bërtisnin kundër gjithçkaje… Është e lehtë për ta, mund ta bëjnë, politikën e bëjnë ulur në kafene, flasin çfarë duan… – tha Vuçiq.

Siç thotë ai, “pastaj pas zgjedhjeve ndryshuan politikë, ndaj thonë se janë pro sanksioneve”.

“Ne ende kemi të njëjtin qëndrim të drejtë, i cili është i harmonizuar me interesat më të larta të Serbisë, qëndrimin e seriozitetit dhe përgjegjësisë, dhe ai është qëndrimi serb”, tha Vuçiq.

Siç u shpreh ai, “që unë nuk rrah më gjoks dhe nuk mbaj fjalime heroike dhe kujdesem të paguaj çdo kilometër të rrugës, nuk merren me të”.

Ai shtoi se Serbia nuk po ndryshon politikën e saj dhe “njerëzit do ta shohin përfundimisht rezultatin”.

I pyetur nëse, siç tha një opozitar, ai së shpejti do t’i thoshte “Faleminderit për shoqëri” presidentit rus Vladimir Putin, Vuçiq tha se do ta bënte.

“Do ta bëj, sepse së shpejti do të flas me presidentin Putin, sepse ne gjithmonë themi mirupafshim. Unë kam një bisedë me Vladimir Putin të dielën në orën 11:00”, tha Vuçiq, duke shtuar se do të ketë një bisedë serioze, korrekte me Putinin, se do të flasë për kontratën e gazit, bashkëpunimin dhe të gjitha çështjet e tjera.

Serbia mbetet i vetmi vend evropian që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë pas agresionit ndaj  Ukrainës dhe për këtë është kritikuar ashpër, por nuk është ndërmarre ndonjë masë. /Demokracia.com/

Të ngjashme