Lajme
Vuçiq: Kosovës do t’i liberalizohen vizat më 23 qershor
Demokracia
13:47 | 14 Qershor 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka folur në një konferencë për media. Siç raporton Tanjug, Vuçiq ka thënë se është duke pritur që më 23 qershor, Brukseli ta shpërblej Kosovën me liberalizim të vizave, gjë për të cilën Vuçiq thotë se s’ka asgjë kundër.

Ai ka thënë se vetëm do të pres e të shoh se si Evropa do të arsyetojë një vendim të tillë për liberalizimin e vizave për Kosovën, meqë sipas tij, Kosova “s’po bën asgjë në dialog”, dhe se “ka ndaluar zgjedhjet”.

“Por unë dua vetëm të shoh se si do të shpjegojnë, do t’i shpërblejnë ata që nuk bënë asgjë në dialog, që ndaluan zgjedhjet, që konfirmuan në incidentet e përditshme se nuk e meritojnë besimin e bashkësisë ndërkombëtare”, ka shtuar Vuçiq. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme