Lajme
Vuçiq iu tregon përralla serbëve në tubime parazgjedhore, thotë se Kosova është pjesë e Serbisë
Demokracia
19:53 | 12 Nëntor 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sërish ka vazhduar me përrallat e tij, duke e përmendur Kosovën gjatë fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Ai në Smederevë tha se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se shteti do të kujdeset për popullin e vet, pavarësisht se ku jetojnë njerëzit e tij.

“Dhe më lejoni t’ju them, ata shpikën të gjitha llojet e gjërave dhe do të shpikin të gjitha llojet e gjërave – Kosova është pjesë e Serbisë, ka qenë dhe do të jetë, ndryshe nga koha e tyre, kur ata bënë gjithçka për t’ia dorëzuar atë”, tha Vuçiç duke iu drejtuar qytetarëve të mbledhur para sallës ku u mbajt tubimi.

Po ashtu, gjithçka që fyen të gjitha nënat dhe fëmijët tanë thotë më shumë për ta, shtoi Vuçiq.

Ne do t’i mbrojmë nënat dhe fëmijët e tyre dhe bashkërisht do ta ndërtojmë të ardhmen e Serbisë, me paga dhe pensione më të larta, por Serbia do të ecë përpara nga viti në vit. Ne do të kujdesemi për njerëzit tanë kudo që jetojnë”, u shpreh ai, raporton danas.

Disa ditë më parë Vuçiq lajmëroi se Serbia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në 17 dhjetor.

Ai u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të veprojnë në mënyrë paqësore dhe kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të mos ushtrojë presion mbi vendin e tij.

Të ngjashme