Lajme
Vuçiq: Ia dhashë fjalën ministrit gjerman, Serbia s’do ta befasojë askënd më lëvizje ushtarake
Demokracia
17:22 | 07 Shkurt 2024

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka pritur sot në Beograd ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius.

Siç raporton RTS, Vuçiq ka thënë se ia ka dhënë fjalën minsitrit gjerman të ushtrisë se Serbia s’do ta befasojë askënd me lëvizje ushtarake apo lëvizje të tjera.

Ai ka treguar se kanë folur për Kosovën, dhe ka thënë se Serbia pajtohet se paqja dhe stabiliteti jaën vendimtare, jo vetëm për rajonin po redhe për gjithë Evropën.

“Ne folëm për stabilitetin në rajon dhe nevojën për të pasur pikëpamje të ndryshme, veçanërisht në lidhje me Kosovën. Ne pajtohemi se stabiliteti dhe paqja janë të një rëndësie vendimtare, jo vetëm për njerëzit e Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu do të themi, në të gjithë Evropën dhe se askush nuk është i interesuar për asnjë lloj përshkallëzimi dhe destabiliteti”, tha Vuçiq në një konferencë të përbashkët me Pistorius.

Vuçiq ka treguar se i ka dhënë fjalën ministrit gjerman se Serbia nuk do të befasojë askënd me lëvizjet e saj ushtarake apo me lëvizje të tjera dhe se “do ta ruaj stabilitetin”.

“Dhe fjala ime, meqë ra fjala, do të thotë shumë më tepër se shumë nënshkrime që kam parë si në rajon ashtu edhe në Evropë. Është me interesin tonë të madh dhe të madh”, ka thënë Vuçiq.

Të ngjashme