Lajme
Vuçiq i lutet Erdoganit që t’i ndihmoj rreth situatës në Kosovë
Demokracia
15:49 | 31 Maj 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në telefon me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, duke e uruar atë për fitoren e tij në zgjedhje dhe ka kërkuar nga ai që të shfrytëzojë reputacionin dhe ndikimin e vendit të tij pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, në mënyrë që paqja dhe stabiliteti mbizotërojnë në rajon.

Vuçiq theksoi se Turqia është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm për Serbinë, jo vetëm në baza bilaterale, por edhe në skenën politike ndërkombëtare, njoftoi zyra e presidentit serb, transmeton Demokracia.com.

“Erdogan u interesua për situatën aktuale në Kosovë dhe Vuçiq e informoi për kronologjinë e ngjarjeve që çuan në përshkallëzimin e dhunës kundër komunitetit serb atje”, thuhet në njoftim.

“Shpresoj se, përveç projekteve ekzistuese, do të punojmë së bashku në sipërmarrje të reja që do të përshpejtojnë zhvillimin e fuqishëm të të gjithë rajonit, do të bashkojnë njerëzit dhe do të lidhin ekonomitë”, tha Vuçiq, i cili e ftoi Erdoganin të vizitojë Serbinë. /Demokracia.com/

Të ngjashme