Lajme
Vuçiq i kundërpërgjigjet Bidenit për njohjen e Kosovës
Demokracia
12:44 | 07 Shkurt 2021

Share:

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka kërkuar homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, që ta njohë Kosovën.

Me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, presidenti amerikan Joe Biden, duke e uruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, e ka inkuarjuar edhe të bëjë hapa drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Kosovën që nënkupton edhe njohjen e ndërsjellë.

Lexo edhe: 

Biden i uron Serbisë Ditën e shtetësisë, ia përmend njohjen e Kosovës

Por ndaj kësaj kërkese të presidentit Biden, ka reaguar presidenti serb, Vuçiq.

Siç shkruan mediumi serb “RTS”, transmeton Demokracia.com, Vuçiq ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e tyre ndaj Serbisë, mirëpo sa i përket njohjes reciproke me Kosovën, ai ka thënë se për këtë tanimë e ka thënë qëndrimin e tij.

“Kam marrë një mesazh urimi nga presidenti Biden dhe e falënderoj për urimet. Sa i përket njohjes reciproke, kjo nuk thuhet në asnjë rezolutë apo vendim të organizatave botërore. Unë e kuptoj që kjo është një politikë e re amerikane. Ka pasur edhe përpjekje për të imponuar, si një term që ne do të duhej ta kishim pranuar, si një zgjidhje përfundimtare në Uashington. Unë tashmë personalisht e kam thënë një herë se çfarë mendoj për njohjen e Kosovës dhe ajo përgjigje nuk ka ndryshuar dhe nuk do të jetë ndryshe”, deklaroi të dielën Vuçiq. /Demokracia.com/

Të ngjashme