Lajme
Vuçiq i gatshëm të bashkëpunojë me Kurtin në “Open Balkan”: Kur të jetë i uritur, do të kërkojë të hajë
Demokracia
13:33 | 29 Korrik 2021

Share:

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në një konferencë për media pas mbajtjes së forumit ekonomik në Shkup, ka thënë se çdo kush është i hapur që të marrë pjesë në nismën për bashkëpunim rajonal, të cilës sot iu ndërrua emri në “Open Balkan”.

Kjo përgjigje e Vuçiqit erdhi pas pyetjes nga një gazetare, e cila tha se a janë të gatshëm ta bashkojnë edhe Kosovën në këtë iniciativë.

Vuçiq tha se nuk duhet të ketë justifikime se nuk ka bashkëpunim mes këtyre vendeve, raporton Demokracia.com.

Ai po ashtu pati një mesazh për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se “kur të jetë i uritur, do të kërkojë të hajë”.

Demokracia.com e sjellë të plotë përgjigjen e Vuçiqit:

Sa herë tri vendet që kanë 12 milionë banorë, shtrohet pyetja për Ramën, ku është Prishtina, ku është Sarajeva, ku është Podgorica, kjo është rruga e tyre.

Të kishim pas një nismë të tillë me Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën, do të thonin se po bëjmë Serbi të Madhe, tani që po e bëjmë me Tiranën dhe Shkupin, duket se askush nuk mund të flasë kundër.

Çdo kush mund të marrë pjesë në këtë, por të jemi korrekt që ajo na dallon ne duhet të bashkëpunojmë, të kemi një nismë ekonomike, e jo kjo nismë rajonale të shfrytëzojë problemet tona dypalëshe, të cilat jo shpejt kryejnë zgjedhje.

Mos kërkoni justifikimet se nuk ka bashkëpunim, ekonomia nuk po funksionon. Mos kërkoni justifikim se qytetarët nuk po jetojnë më mirë.

Probleme me neve nuk kanë as Mali i Zi dhe Bosnja, unë e njoh politikën shumë mirë. Unë ende nuk e di pse nuk kemi bashkëpunim të mirë.

Kjo është për popullatën që mos të presin as ata që shkojnë në det, liqen as ata që lëvizin rimorkio. Ne jemi të hapur, nuk dua ta lusim dikë që të vjen të hajë, kur të jetë i uritur atëherë do të vijë të hajë.

Por që të jesh mirë, duhet të hash. Kur të jesh i uritur, do t’i kërkosh të trijat./Demokracia.com/

 

Të ngjashme