Lajme
Vuçiq i drejtohet publikut serb para takimit me Kurtin në Ohër
Demokracia
18:11 | 15 Mars 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’i drejtohet publikut të enjten, më 16 mars, në orën 18:00, njoftoi sot zyra e tij.

Vuçiq do të flasë në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës së Serbisë, transmeton Demokracia.com.

Vuçiq sot u takua me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe dje me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkani Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Të shtunën, më 18 mars, Vuçiq do të takohet sërish me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Ohër. /Demokracia.com/

Të ngjashme