Lajme
Vuçiq i ‘dorëzuar’ pas takimit me emisarët ndërkombëtarë: E bëra maksimumin për të mbrojtur Serbinë
Demokracia
17:46 | 20 Janar 2023

Share:

Të dërguarit specialë të pesë vendeve kanë mbërritur në Beograd për t’u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Sot ishte një bisedë shumë e vështirë”, tha Vuçiq në fillim të fjalës së tij, transmeton Demokracia.com.

“Një diskutim i hapur dhe serioz. Ajo për të cilën biem dakord është se një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhje dhe se kur keni një konflikt të ngrirë, është çështje kohe kur individë të papërgjegjshëm do ta shkrijnë atë dhe do të shembin paqen dhe stabilitetin në Ballkan ”, tha ai.

Vuçiq tha se si president i Serbisë sot pa mëdyshje është përballur me problemet dhe sfidat që do t’i viheshin Serbisë nëse nuk pajtohet me planin e propozuar.

“Në këto dhe këto kushte, ne kërkuam të katër, plus Miroslav Lajçak, që të na ndihmojnë të gjithëve për të kapërcyer turbulencat me të cilat po ballafaqohemi në Kosovë, sepse besojmë se është koha për të formuar Asociacionin, i cila jo vetëm u premtua, por edhe nënshkruar 10 vjet më parë. Është një çështje urgjente, pasi vetëm pas kësaj është e mundur biseda dhe çdo lloj normalizimi i situatës”, shtoi ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme