Lajme
Vuçiq i çorientuar: “Nuk di a do të qetësohet situata, ne do t’i mbrojmë interesat kombëtare”
Demokracia
14:31 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se dje ka folur me përfaqësues të SHBA dhe BE-së për situatën në Kosovë, se ka disa ide dhe se “nuk dihet nëse do të realizohen apo jo”, si dhe se” nuk e di nëse situata do të qetësohet”.

“Ka pasur disa ide, nuk e di nëse do të kemi sukses, situata është e komplikuar. Ne do të përpiqemi të ruajmë paqen”, ka deklaruar Vuçiq në një konferencë të përbashkët me presidentin hungarez në kufirin e Serbisë dhe Hungarisë, duke lënë përshtypje se është plotësisht i çorientuar dhe i mbështetur për muri.

I pyetur nëse Serbia pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE do t’i shpallë emrat e vendeve “që kanë tërhequr njohjen”, Vuçiq tha se sonte, pas seancës së qeverisë ku do të marrë pjesë, “do të dihen lëvizjet e mëtejshme të Serbisë”.

“Do të njoftoheni me përgjigjen edhe për kërkesat tona në lidhje me Rezolutën 1244 edhe tërheqjen e njohjes së vendeve. Ajo që po bëjnë disa vende të BE-së është “shkelje e nenit 49 të Traktatit të BE-së”, sepse kushti për anëtarësim është të jesh një shtet evropian, nuk e di nëse kjo shikohet territorialisht apo këtë e mendon një nga vendet më të mëdha apo te gjitha vendet e BE-së. Nuk e di me çfarë kriteresh përcaktohet nëse dikush është shtet. Ne do te duhet të luftojmë me ketë dhe të mbrojmë interesat kombëtare”, ka pretenduar Vuçiq.

Të ngjashme