Lajme
Vuçiq flet pas takimit me Zelenskyn: Nuk mendoj se Ukraina do të ndryshojë qëndrim për Kosovën
Demokracia
09:56 | 22 Gusht 2023

Share:

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka folur pas takimit që ka pasur me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy në Greqi, duke thënë se ka pasur një bisedë të drejtë, të hapur, miqësore, konstruktive dhe të sinqertë.

Vuçiq ka thënë se i ka konfirmuar Zelenskyt se Serbia konfirmon integritetin territorial të Ukrainës.

“Kam folur për atë që ka ndodhur në vitin 1999, duke konfirmuar se Serbia e konfirmon integritetin territorial të Ukrainës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.” – ka thënë ai.

Më tej, Vuçiq ka bërë të ditur se me Zelenskyn kanë folur edhe për Kosovën, duke thënë se nuk pret që Ukraina të ndryshojë qëndrim.

“Ia shpjegova situatën rreth Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim në pozicionin e Ukrainës në lidhje me integritetin tonë territorial. Ne e mbështetëm Ukrainën në rrugën e saj evropiane. Ajo që unë mendoj është më shumë se të menduarit, jam pothuajse i bindur se nuk do të ketë asnjë ndryshim.” – ka thënë Vuçiq.

Edhe për Greqinë, Vuçiq beson që nuk do të ndryshoj qëndrimin ndaj Kosovës.

Të ngjashme