Lajme
Vuçiq flet pas takimeve të Brukselit: Serbia nuk mund ta pranojë pavarësinë e Kosovës
Demokracia
20:55 | 26 Tetor 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se sa i përket takimeve të sotme ka ritheksuar se Serbia nuk mund të pranojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se marrëveshja bazë është një bazë e mirë për të ardhmen, por ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe njohja e pavarësisë së Kosovës janë të papranueshme për Serbinë.

“Ne gjithmonë kemi theksuar vetëm një gjë, gjithmonë e kemi përsëritur se Serbia nuk mund të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, si dhe pavarësinë e Kosovës. Ne shprehëm besimin tonë në letrën që nënshkruam në Beograd më 21 tetor, letra është bazë e mirë për të punuar në të ardhmen për vazhdimin e bisedimeve. E vetmja rezervë ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq.

Ai tha se Beogradi është pajtuar me propozimet që ka marrë lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa është zotuar se ajo që është thënë në letrën e 21 tetorit do të pranohet dhe zbatohet nga ana e Serbisë.

Të ngjashme