Lajme
Vuçiq flet në telefon me Macronin, obligimet e veta s’i përmend, e kërkon me ngulm Asociacionin
Demokracia
14:25 | 21 Qershor 2024

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka njoftuar se ka biseduar në telefon me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Presidenti serb në postimin e tij për këtë bisedë ka thënë se ka folur edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë.

Vuçiq shkruan se në këtë bisedë telefonike ka thënë se dialogu duhet të zërë vend të lartë në agjendën e BE-së me një angazhim të fortë diplomatik që kërkon realizimin përfundimtar të Marrëveshjes për Noramlizim dhe formimin e Asociacionit, pa i përmendur detyrimet e Serbisë.

“E ritheksova se kjo çështje duhet të vazhdojë të zërë një vend të lartë në agjendën e BE-së, me angazhim të fortë diplomatik që synon realizimin përfundimtar të Marrëveshjes së Brukselit dhe formimin e Asociaconit të Komunave Serbe, si bazë për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe garantimin e sigurisë. për popullin serb”, ka shkruar Vuçiq pas bisedës.

Kjo bisedë vjen pak ditë para takimit të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq i caktuar të mbahet më 26 qershor në Bruksel.

Të ngjashme