Lajme
Vuçiq: Është rëndësishme të jemi të lidhur me Graçanicën tonë, por edhe me Durrësin
Demokracia
13:31 | 26 Korrik 2023

Share:

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka marrë pjesë në hapjen e një pjese të autostradës E-80 Nish-Merdarë, prej gjithsej 5,5 kilometra.

Vuçiq, ka thënë se autostrada Nish – Merdare do të jetë “shpëtim” për rajonin e Toplicës dhe se është me rëndësi të madhe për Prokupljën, Bllacën dhe Kurshumlinë dhe se do të kushtojë një miliard e 200, deri në një miliardë e 400 milionë euro.

Ai ka thënë se si pjesë e procesit të Berlinit në vitin 2014, ai ka diskutuar me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel për lidhjen e Prishtinës me Nishin me autostradë dhe ka theksuar se “Prishtina nuk është e interesuar për këtë”, transmeton Paparaci.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që të lidhemi me Graçanicën tonë, por edhe me Prishtinën, Tiranën, Durrësin. Kjo na lehtëson punën dhe zhvillimin, importin dhe eksportin e mallrave dhe shërbimeve”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka shtuar se “Serbia ka më shumë për të humbur sesa Kurti”.

“Ne kemi shumë më tepër për të humbur sesa Kurti. Ne kemi një ekonomi “shumë më të fortë”, njerëzit jetojnë shumë më mirë, rrogat tona janë dy herë më të larta se atje poshtë”, ka pretenduar Vuçiq.

Të ngjashme