Lajme
Vuçiq e Vulin kërcënojnë Kosovën me luftë për suspendimin e gjyqtares, reagon Haxhiu
Demokracia
20:42 | 24 Mars 2022

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi që presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin, thanë se me suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Lilana Stevanoviq sot u bë hapi i parë i përfshirjes së Serbisë në luftë me Kosovën.

Haxhiu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Kryetarja dhe gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi dhe jo të tallen me institucionet, përcjell Demokracia.com.

“Kryetarja dhe gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi dhe jo të tallen me institucionet. Çfarëdo veprimi sikur ai në takim me Vuqiq është shkelje dhe cenon integritetin e sistemit gjyqësor. Vendimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë është i drejtë dhe në përputhje me ligjin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve prandaj edhe si të tillë e ka mbështetjen tonë”, ka shkruar Haxhiu./Demokracia.com/

VIDEO| Vuçiq del me informacion urgjent: Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë

Eskalon Vulin dhe kërcënon hapur: Hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në luftë në Kosovë

 

Të ngjashme