Lajme
Vuçiq e dramatizon situatën, thotë se Policia e Kosovës do t’i vrasë serbët nëse i mbajnë zgjedhjet
Demokracia
20:48 | 25 Mars 2022

Share:

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur sonte prapë për Kosovën dhe reagimet e fundit të serbëve këtu.

Ai tha se asgjë s’mund të ndryshohet deri më 3 prill (data kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi), transmeton Demokracia.com.

“Ne do t’u mundësojmë atyre që duan të votojnë në Serbinë qendrore. Nëse serbët fillojnë të organizojnë zgjedhjet, policia shqiptare do të qëllojë mbi ta. Në atë rast do të kishim dhjetëra e qindra të vdekur”, tha Vuçiq, duke e dramatizuar situatën sipas mënyrës së tij të të viktimizuari.

Ai tha se ideja e Kurtit ishte që të merrte njohje teknike nga Serbia.

“Ideja është që unë do të mbetem pa 50,000 votat që do të merrja realisht. Problemi më i vogël tani është sa më pak vota do të marr. Krahasuar me rreziqet dhe humbjet e jetës, është shumë më pak i rëndësishëm”, tha Vuçiq.

Sipas tij, “është e lehtë të marrësh vendime në një rrugë të shkurtër, sepse dikujt i pëlqen”, transmeton Demokracia.com.

“Është një çështje e përgjegjësisë shumë më të madhe. A doni që policët shqiptarë në veri të Kosovës të në vend të policëve serbë, të gjykojnë gjyqtarët serbë apo ata shqiptarë?”, pyeti ai.

Ai iu referua edhe vitit 2008.

“Shqiptarët shpallën pavarësinë dhe kishin gjithçka në dorë, 12 vjet më parë ngritën kalimet në Jarinje dhe Bërnjak. Në atë kohë, 90 vende e njohën pavarësinë. Dhe sa e njohën atë që atëherë, dhe sa e tërhoqën njohjen? Është shumë më mirë, kështu që “serbët në Kosovë besojnë në politikën tonë reale”, shtoi ai.

“Ata po përgatisnin shkarkimin e të gjithë komandantëve dhe kjo nuk ndodhi vetëm sepse i pengoi Quint-i. Ata e dinë se serbët pastaj do të largoheshin nga të gjitha institucionet. Ju keni një situatë ku pyetja është se kur do të ndodhin disa incidente të mëdha”. /Demokracia.com/

Të ngjashme