Lajme
Vuçiq: Do t’i ofrojmë Kosovës energji elektrike në këmbim të qymyrit ose ua blejmë me para
Demokracia
15:22 | 08 Qershor 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot në Ohër se do t’i ofrohet Kosovës një marrëveshje, ku në këmbim të qymyrit Kosovës do t’i ofrohet energji elektrike.

Vuçiq ka thënë se opsion tjetër është pagesa me para e qymyrit.

“Ne ishim të gatshëm t’i ofronim Prishtinës shkëmbim në mënyrë që të merrnim sasi të konsiderueshme të qymyrit cilësor në këmbim të energjisë elektrike. Nëse nuk doni kështu, atëherë mund të bëhet edhe me para. Nuk kemi asnjë problem, jemi të gatshëm të flasim për këtë”, ka thënë Vuçiq për gazetarët në Ohër, ku po mbahet Samiti për “Ballkanin e Hapur”, raporton Tanjug.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjet e reja në kuadër të Ballkanit të Hapur

 

Të ngjashme