Lajme
Vuçiq: Do ta ruajmë miqësinë me Rusinë dhe Kinën
Demokracia
13:12 | 17 Prill 2022

Share:

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot në takim ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandar Botsan-Kharchenko.

Vuçiq me ambasadorin rus kanë biseduar për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe konfliktin në Ukrainë.

“Ambasadori Botsan-Kharchenko e uroi Presidentin për rizgjedhjen në postin përgjegjës të kreut të shtetit dhe i uroi që të vazhdojë të kontribuojë në përparimin e shoqërisë dhe ekonomisë serbe përmes punës së përkushtuar”, shkruan Danas.

“Duke falënderuar për urimet, presidenti Vuçiq tha se Serbia në rrugën e saj evropiane, do të vazhdojë të ruajë “miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën”.

Gjatë takimit thuhet se presidenti Vuçiq është shprehur për përfundimin e konfliktit në Ukrainë.

Të ngjashme