Lajme
Vuçiq dhe Bërnabiq thërrasin takim të Qeverisë, diskutojnë për Kosovën
Demokracia
13:12 | 25 Prill 2023

Share:

Në Pallatin e Serbisë ka përfunduar takimi i Qeverisë së Serbisë, ku është diskutuar për Kosovën.

Në takim mori pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

E pranishme në seancën që u mbajt me ftesë të presidentit dhe kryeministres serbe ishte edhe kryeministrja Ana Bërnabiq dhe të gjithë ministrat në  ekzekutivin në Beograd.Në seancë u diskutua për situatën aktuale në Kosovë, raporton Tanjug.

Ky zhvillim vjen dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës të cilat u bojkotuan nga Lista Serbe.

 

Të ngjashme
Lajme • 11 Maj 2025